Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Rezultatet e papritura për javën e 20-të, të kampionatit tonë kombëtar të futbollit janë, fitoret e Tomorrit 1-0 e Apolonisë 2-0, jashtë fushave të tyre. Ekipet e Flamurtarit dhe Elbasanit nuk arrijnë të shfrytëzojnë faktorin fushë duke mbetur në shkallët e fundit të renditjes dhe duke ndjerë shumë pranë tani Apoloninë.

Dinamo ka mposhtur 3-0 ekipin ambicioz të Shkumbinit. Janë këto pamje që i përkasin këtij takimi. Jypi që në minutën e parë do shënoj nga goditja e këndit për ekipin e Dinamos. Në pjesën e dytë Ymeraj në 2-0 dhe Xhafa do të vuloste rezultatin përfundimar 3-0.

Ekipi i Skënderbeut ka përmbysur rezultatin e pjesës së parë 0-1 me fitoren 2-1 ndaj ekipit të Bylisit dhe duke bërë një hap para në renditje. Vllaznia me fitoren 2-0 e ka zbritur ekipin e Teutës një shkallë më posht. Shqiponja e Gjirokastrës ka fituar ngushtë 1-0 ndaj Lushnjes.

Pas javës së 20 renditja është Tirana në krye me 39 pikë, Tomorri 38, Teuta 36, Vllaznia 31, Shqiponja 30, Shkumbini 29, Dinamo 28, Bylis 27, Lushnja 26, Skënderbeu 24, Partizani dhe Elbasani 21, Flamurtari 20 dhe mbyll renditjen Apollonia me 19 pikë./tvklan.al