Autoritetet shëndetësore: 100% brenda vitit

Kapaciteti i stadiumeve të futbollit në Itali mund të rritën menjëherë 75-80% për të arritur në 100% deri në fund të këtij viti. Një prej autoriteteve më të larta të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, konfirmoi atë çka flitej disa ditë më parë.

Andrea Costa, nën sekretar, në këtë ministri tha se tabloja është pozitive. Në fund të Shtatorit mund të vendoset që në stadiume të hyjnë nga 75-80% tifozë.

Ai la të hapur mundësinë e stadiumeve me 100% kapacitet nëse situata shëndetësore do të jetë e mirë dhe nuk do të ketë numër të shtuar infektimesh deri në fund të 2021.

Kjo është një kthesë e rëndësishme për botën e sportit në Itali që orët me ankth prej kohësh. Qeveria italiane do të imponojë ‘green pass’ apo pasaportën e vaksinimit për 23 milionë persona, që prej 15 Tetorit.

Tv Klan