Një formë e mirë për të bërë modë në këtë kohë është përmes maskave. Shumë emra të famshëm e kanë ndaluar prodhimin e veshjeve për t’ja dedikuar fabrikat e tyre plotësisht prodhimit të maskave, mbulesave mbrojtëse apo dezifektantëve.

Edhe në Shqipëri artizanët kanë filluar realizimi ne maskave. Gjithashtu edhe shumë dizenjues me emër dhe përvojë, po e hedhin frymëzimin e tyre mbi maska. Lilo Shehu ështeë e njohur për çantat, aksesorët dhe veshjet me forma të pazakonta. Tashmë Lilo po krijon maska tejet të veçanta duke bërë nëpërmjet tyrë art.

Lilo Shehu: Gjithçka nis nga nevoja kështu që apekti social dhe shëndetësor dhe gjithë të tjerat janë ato që ndikojnë fillimisht. Duke u konsultuar me mjekë të ndryëshëm dhe nëse thonim minimumi 4 shtresa unë i kam bërë dhe me 8 shtresa. Kanë qenë maskat me material pambuku me material fibër, që është më e domosdoshmja për maskat në këtë moment.Pas atyre fillova, se ne artistët nuk mund të rrimë tek këto gjërat, që kështu fillova duke ngacmuar pak me materialet, me ngjyrat. Hapa pak materialet që kisha në studio dhe shikoja çfarë mund të përshtateshin./tvklan.al