Stop – Emisioni 124 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 124 (sezoni 5)

21:02 20/02/2020

Ndalohet avokati 007, Niko Bega, qe mbronte Zhigolone e liceut te Fierit.

Sot u mbushën 29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Pasi presidenti Meta njoftoi një tubim në bulevard në 2 mars, zëdhënësi i tij Tedi Blushi publikoi një video në facebook, ku shfaqej presidenti me shenjën e shqiponjës, dhe këngën “për ty atdhe” në afon. Meta shprehej, se askush nuk duhet ta provonte kokëfortësinë e tij në mbrojtje të atdheut.Pak pas transmetimit në “Stop” të videos së avokatit Niko Bega, ky i fundit është ndaluar nga policia e Fierit dhe është shoqëeruar për në Tiranë, pasi cështja e tij do t’i kalojë për hetim Spak-ut.Avokati Bega u filmua, duke i kërkuar shokut të vajzës denoncuese të profesorit zhigolo të Fierit, të ndryshonte dëshminë, që fundoi e coi në pranga profesorin Agron Bego.Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit parlamentar të arsimit dhe medias, Fatjona Dhimitri është shprehur me anë të një statusi, se pas skandalit seksual të Fierit, ministrja e Arsimit Besa Shahini duhet të japë dorëheqjen.

Avokatja mashtruese e Otrantos/ Si grabiti Natasha Shehu pronen e familjes.

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e avokates së tragjedisë së Otrantos, Natasha Shehu, duke treguar, sesi kjo e fundit grabiti paratë e të afërmve të viktimave. Sot motra e saj,Vasilika Shehu, denonconNatashën dhe thotë, se ajo ka grabitur edhe pronën e familjarëve në Sarandë, duke falsifikuar dokumentin e privatizimit të nënës së saj Dede Shehu, e duke e regjistruar në emrin e saj. Një tjetër denoncim për Natasha Shehun vjen ngaGenci Nako, i cili në 2001-shin i ka blerë Natasha Shehut taracën e katit të katërt me perspektivë për katin e 5-të. Genci e investoi katin e 5-të dhe e gëzoi apartamentin deri në 2017-ën.Pas 16 vjetësh u rishfaq Natasha Shehu dhe me format e saj,arriti të hapte procese gjyqësore për të marrë truallin, por jo apartamentin e shitur.Negjithatë Natasha ka shkallmuar derën e Genci Nakos bashkë me partnerin e saj italian, duke marrë me forcë apartamentin, ndërsa për 3 vjet as prokuroria, as policia e Sarandës, nuk ka ndërhyrë.

Mekanizmi i Natasha Shehut, avokates se grabitjes se pronave.

Ndalemi sërish në rastin e pronës së qytetarit Genci Doko. Pas 3 vjetësh, ai rimerr apartamentin, që ia kish përvetësuar Natasha Shehu me vetëgjyqësi.Genci Doko është vetëdeklarues në zyrat e Aluiznit dhe Natasha Shehu është pronare vetëm e truallit. Këtë fakt e përforcon edhe drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola.Por kjo nuk e ka penguar Natashën të marrë me forcë apartamentin.Mesa duket në dokumenta, Natasha është favorizuar nga gjyqtarja Enkeleda Doda dhe prokurori Ilir Hoxha. Tani fati i Natashës dhe bëmave të saj është në dorën e një tjetër prokurori, Lorenc Mërkuri, i cili ka një proces për hapur për Natasha Shehun.


Të ngjashme

Grupi

Kallezo