Hitparade i absurdit shqiptar.

Një i moshuar është fotografuar, teksa mban në një kosh perimesh pas bicikletës nipin e tij. Kompania “Luz i vogël 2008” pastron makinat në rrugë. Një recetë e mjekut në Bulqizë është shkruan mbi një lloto sporti. Në derën e urgjencës së Kukësit shkruhet “shesim perde”. Janë këto disa episode, që transmetohen dhe komentohen në studion e emisionit “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.