STOP – EMISIONI 178 (SEZONI 4)

STOP – EMISIONI 178 (SEZONI 4)

21:02 08/05/2019

Kartonë të kuq jashtë parlamentit dhe një refuzim mandati brenda tij.

Të rinjtë e PD dhe LSI u mblodhën sot para parlamentit me flamujt e vendeve të BE-së dhe kartona të kuq, për të treguar, se Bashkimi Europian ka refuzuar dhe ndëshkuar qeverinë shqiptare.Në sallën e parlamentit u betuan sot 3 deputetë të rinj nga lista e PD-së dhe LSI-së. Ndërsa Indrit Hoxha surprizoi kolegët, kur në vend të fjalës “betohem”,renditi arsyet, pse e refuzonte mandatin e deputetit.

Shkodër, shkolla me fast-food, institucionet ngrenë supet e pasojnë fajin.

Shumë qytetarë nga Shkodra janë ankuar në emisionin “Stop”, se brenda ambienteve të shkollës së muzikës “Preng Jakova”, ka një fast food jashtë çdo kriteri higjeno-sanitar. Nëndrejtoresha e shkollës Lindita Cungu,thotë, se ky është një shqetësim, për të cilin është vënë në dijeni DAR-i Shkodër dhe bashkia e qytetit.

Lindita Cungu: Drejtoria e shkollës është ankuar për këtë pjesën këtu në bashki, ajo ka diskutuar me personin që ka ndërtesën private. Duhet të diskutoni vetëm me bashkinë sepse ajo ka pjesën e vet. Ankesa nuk kena në drejtorinë e shkollës. Stafi jonë e ka vënë në dijeni bashkinë, por nuk e di si është bërë në mënyrë verbale apo zyrtare.

Gazetarja e emisionit “Stop” kontaktoi me zyrtarët e DAR-Shkodër, por askush nuk pranoi të kishte dijeni për fast food-in në shkollë.

Punonjësja e DAR: Unë personalisht nuk jam në dijeni. Por ne e kemi të ndërprerë që nuk lejohet të shiten ushqime në ambientet e shkollës. Unë nuk e di për çfarë flitet, por për çdo kërkesës drejtohuni me shkrim tek sekretaria.

Anton Hasanpapaj, kreu i Policisë Bashkiake, thotë, se nuk ka patur ankesë të drejtpërdrejtë. Bashkia sipas tij, nuk jep leje për këtë biznes. Në QKR biznesi në fjalë rezulton aktiv.

Anton Hasanpapaj: Për rastin në fjalë nuk është se kemi patur një ankesë konkrete nga drejtoria e shkollës apo institucionet e tjera për ti mbështetur në këtë rast. Nuk ka leje të bashkisë për ushtrimin e aktivitetit brenda ambienteve të shkollës. Bashkitë, jo vetëm e Shkodrës nuk mund të japin leje të paligjshme. Shkolla ndoshta nuk ka autoritet për të ndërhyrë, por ajo mund të vërë në lëvizje të gjitha autoritetet për zgjidhjen e këtij problemi. Do ndërhymë që sot për ta verifikuar situatën dhe për ta zgjidhur sa më shpejt.

Ndërsa AKU Shkodër dhe kreu i saj Hasie Sadria, thotë, se nuk kërkohet leje nga ky institucion për këtë aktivitet. Kreu i AKU-së shpjegon, se është detyrim i drejtorisë së shkollës për të hequr çdo lloj biznesi në ambientet e saj.

Hasie Sadria: Në lidhje me statusin e biznesit ka disa kategori për miratimin e aktivitetit nga QKB, kërkohet miratim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Në rastin konkret nuk kërkohet miratim nga autoriteti. Është detyrë e drejtorisë së shkollës të bëjë njoftim pranë pushteti vendor për heqjen e të gjitha objekteve që janë brenda rrethimit të shkollave. Me marrjen e sinjalit, AKU shkon dhe ushtron kontrollin e subjektit në fjalë dhe kontrollojmë sigurinë ushqimore të produkteve që tregtohen. Por nga ana e drejtorisë së shkollës nuk është marrë një informacion i tillë, që të ketë brenda rrethimit të shkollës një operator biznes ushqimor që tregon për fëmijët.

Kamera e fshehtë e Stop, shkarkohen e procedohen mjeku e infermieri.

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e mjekut të pavionit të onkologjisë Enes Hafizi dhe infermierit Pal Cuni,që u filmuan duke marrë 1 000 euro për t’i bërë rreze një shtetasi kosovar.Në deklaratën e lëshuar mbrëmë, Ministria e shëndetësisë njoftoi pezullimin dhe shkarkimin e menjëhershëm nga detyra për dy punonjësit e QSUT-së.Cështja do të ndiqet edhe nga organet kompetente.’Stop” ka mësuar, se vec ryshfetit, ka edhe shkelje të tjera.Pacientët nga Kosova konsiderohen shtetas të huaj dhe nuk mund të përfitojnë shërbime mjekësore si operacione, rrezatim, apo kemioterapi në spitalet e vendit tonë. Per shërbimet, që kërkojnë hapje kartele mjekësore, ata nuk mund t’i përfitojnë as falas, as me pagesë, pasi nuk derdhin kontribute shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

Të ngjashme
UKT