Stop – Emisioni 199 (sezoni 5)



Stop – Emisioni 199 (sezoni 5)

21:02 04/06/2020

E enjta parlamentare/Hitparade i batutave nga deputetet tane.

Si cdo të enjte nuk mungoi edhe sot seanca parlamentare, ku deputetët shfaqën sërish talentin e tyre në batuta.Reforma zgjedhore ishte në qendër të diskutimeve, në një kohë kur në selitë diplomatike ndërkombtare vazhdojnë negociatat për dakordësi për këtë reformë.

Skandali/Anija e mallrave bllokohet ne Port, i kerkohet license pasagjeresh.

Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncimnga një shtetas italian Kristian Frisenna, pronar i “Logjistika Portuale Srl” me qendër në Trieste Itali.

Kristian tregon i cuditur, se porti i Durrësit nuk e lejon të hyjë e të ngarkojë mallrat, për t’i transportuar drejt Italisë, pasi i kërkon të pajiset me licencë për pasagjerë. Por anija e tij “Tenerife car” është anije për transport mallrash.

Grupi i xhirimit i “Stop” ka shkuar drejt anijes, që ka 2 muaj, që qëndron e bllokuar, bashkë me ekuipazhin e saj.Kostot e këtij bllokimi janë të konsiderueshme, por të marrim parasysh, se vetëm për energji ajo shpenzon 700 euro në ditë. Gazetari ynë inspekton të gjitha ambientet e anijes dhe duket qartë, se ajo nuk është për transport pasagjerësh, por vetëm për mallra.Kërkesës sonë për shpjegim, Porti, përmes Ministrisë së Transportit, i jep një përgjigje me 4 versione të ndryshme të motivit, se pse është bllokuar anija, asnjëri prej të cilëve nuk qëndron.

Vore/Fiton me gjyq te drejten e pensionit nga 2008-ta, por merr vetem 3 vjet.

Jemi ndalur në Vorë për problemin e qytetarit Osman Picari.Ky i fundit ka hapur gjyq për cështjen e pensionit të tij dhe ka fituar të drejtën ta marrë që nga viti 2008. Por kur shkon ta tërheqë në Postën e Vorës pas 5 vjetësh, që mbaroi kalvarin gjyqësor, nuk i është dhënë shuma e plotë, edhe pse e ka fituar me gjyq.Drejtohemi në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës dhe takojmë kryetaren e degës juridike Monika Shehaj. Zonja Shehaj shpjegon, se afati i parashikuar në ligj për tërheqjen e pensionit të prapambetur, është deri në 3 vjet dhe kjo e ka penalizuar zotërinë, që nuk i ka marrë të plota vitet e punës së tij.



Të ngjashme