Stop – Emisioni 228 (sezoni 5)


Stop – Emisioni 228 (sezoni 5)

21:02 15/07/2020

Intervistat/Pushimet e veres me korona neper kembe…?!

Pushimet e verës këtë vit janë atipike, për shkak të masave mbrojtëse nga pandemia e koronavirusit. Klintoni u është drejtuar qytetarëve të Tiranës, për t’i pyetur, sesi do t’i modifikojnë pushimet e sivjetshme , në kushtet e reja të mbylljes së kufijve dhe ruajtjes së shëndetit nga covid 19.Shqetësim, por edhe shumë humor përcjellin qytetarët me përgjigjet e tyre për këtë sezon të vecantë veror.

Fratar/Gafat e gjendjes civile cojne qytetarin per zgjidhje ne gjyqe e institucione.

Shumë herë emisioni “Stop” ka trajtuar pasaktësitë e zyrave të gjendjeve civile, që kanë shkaktuar pasoja në jetët e qytetarëve.Sot jemi në fshatin Fratar, 20 km larg Mallakastrës, sërish për një denoncim për zyrën e gjendjes civile.Fatmir Taraj tregon, se në vitin 2009 u martua me një shtetase greke, Nikoletta Kountouri, dhe pasi sollën në jetë fëmijën e parë jashtë martese, shkuan tek noteri Agron Hasanbashaj, për të bërë njohjen e fëmijës.Më pas i drejtohen zyrës së gjendjes civile Fratar, për të bërë regjistrimin e fëmijës, por pas disa kohësh zbuluan, se ishte bërë gabim emri dhe mbiemri i bashkëshortes si dhe shtetësia e vajzave në greke, nga shqiptare. Në këto kushte Fatmiri iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Vlorë, dhe me vendim të saj, punonjësi i gjendjes civile,Ylli Pashaj korrigjoi gabimin e emrit dhe mbiemrit, por jo shtetësinë. Noteri Agron Hasanbashaj ia kalon fajin përkthyeses,ndërsa kjo e fundit,Rovena Marku, shprehet, se përkthyesit nuk kanë një praktikë të unifikuar për këto raste, prandaj dhe bëhen shumë gabime të tilla.Syri Malaj, përgjegjës në Drejtorinë e gjendjes Civile Mallakastër, thotë, se qytetari duhet t’i drejtojë shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ambasadës Greke, që kjo e fundit ta pajisë me një leje kalimi. Më pas vajzat mund të marrin pasaportë greke, ose shtetësi shqiptare me dekret Presidenti.I drejtuar nga gazetarja e “stop”Fatmiri ndoqi këtë rrugë dhe vajzat fituan shtetësinë shqiptare.

Performancat e karantines/11 vjecari nga Lezha fitues i vendit te dyte.

Gjatë periudhës së karantinës emisioni “Stop” prezantoi nismën “rri në shtëpi-rri me Stop”, duke u sugjeruar të gjithë prindërve, që t’u mbushnin kohën fëmijëve të tyre, duke zhvilluar talentet e tyre, në kushtet e izolimit.Me qindra video mbërritën në redaksinë tonë dhe shumë prej tyre janë transmetuar në program të premteve.Sot në lidhje me emisionin është fituesi i vendit të dytë, 11 vjecari nga Lezha, Erlsi Kucana, i cili u pëlqye nga publiku për performancën e tij në piano.Erlsi është lidhur në skype me Saimirin e Gentin në studion e emisonit “Stop” dhe tregon për pasionin e tij.



Të ngjashme