STOP – EMISIONI 29 (SEZONI 4)

Emision: 11.10.2018

Durrës, tregti me tekstet në shkollën profesionale “Hysen Cela”.

Në shkollën e mesme profesionale “Hysen Cela”, në Durrës, libri i anglishtes per vitin e katërt është shitur në klasë nga mësuesja dhe me cmim të mbivendosur mbi të parin.Po kështu është vepruar edhe me fletoren e punës.Mësuesja e anglishtes, Anila Copa e pranon që e ka shitur ajo, librin, por nëndrejtoresha Jonida Braho e mohon këtë fakt.Pronari i librarisë, thotë, se bëhet fjalë për libër jashtë katalogut dhe mund të verë cmimin, që ai do.Në këtë shkollë edhe libri “Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm” është shitur fotokopje më 400 lekë të reja.

Pagoi 2 500 euro për implantet, ankesa e qytetares për “Dental it”.

Dhimitrula Nasto, një qytetare nga Tirana, denoncon në “Stop” problemin me dhëmbët e shkaktuar nga klinika dentare “Dental it” dhe menaxherja e saj Eliona Xhindoli. Pasi ka bërë 5 implante dhe ka paguar 2500 Euro, njëri prej tyre i ra.

“Unë jam Dhimitrula Nasto, në fillim kam shkuar tek klinika “Dental Lux” mu paraqit si doktorëshë Eliona Xhindoli, që në fakt ishte menaxhere. Zonja, Xhindoli pasi pa grafinë më tha se do të bëja 5 implante që kushtonin nga 500 Euro, çdo implant. Në Tetor një implant me ra, nuk e di pse. Kjo menaxherja ka ikur, me gjysmën e stafit të vet. Ka ikur tek “Dental It”. Nga “DentaL Lux”, tek “Dental It”.

Shkova tek Urdhri i Stomatologut, bëra ankesën time. Atje e thirrën, u takuam dhe vendosëm të më merrte përsipër ke “Dental It”, pa lek. Kemi nënshkruar të dyja. Do vinte doktori i protezave edhe do më merrte masat. Ndërkohë do të vinte dhe doktori i implantit që të më hiqte implantin e fundit. Implanti ra, aty ku është vendosur tek implaniti i parë ishte dëmtuar. Nuk kishte më kockë, ku ta vendoste edhe i dyti ra. Nga Dhjetori i 2017 dhe deri më sot nuk më ka bërë asnjë ndërhyrje në gojë.

Eliona Xhindoli nuk pyet as për Urdhrin e Stomatologut, për asnjë njeri. Shkova në polici dhe çështja vajti në Prokurori dhe kjo e fundit më tha që nuk është çështje penale. Tani çfarë duhet të bëj unë? Të pres Elionën që kur ti teket asaj të vazhdojë më dhëmbët e mi”.

Gjatë një ballafaqimi tek Urdhri i Stomatologut, u ra dakord, që problemi të zgjidhej pa pagesë. Por nga Dhjetori i vitit 2017, asgjë nuk është bërë me Dhimitrulën.

Gazetarja shkoi tek Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë dhe foli me Orieta Musabelliun.

Orieta Musabelli, sekretare e U.S.SH: Dhimitrula është paraqitur pranë Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë në 29.05.2017 ku ka bërë dhe ankesën me shkrim pranë zyrave tona. Kemi thirrur përfaqësuese dhe menaxhen Eliona Xhindoli ku kjo e fundit është njohur me ankesën e zonjës Dhimitrula dhe të dyja kanë rënë dakord në një marrëveshje për të bërë punimin nga e para. Në këtë moment pacientja ka tërhequr ankesën pranë zyrave tona dhe ne si Urdhër Stomatologu kemi pushuar veprimet administrative.

Më pas gazetarja ka shkuar së bashku me Dhimitrulën tek klinika “DentaI It”, pasi u bë një vit që nuk po punohet me dhëmbët e saj, kur i kanë premtuar që impiantet do të rregulloheshin.

Qytetarja: Përshëndetje, si ja kaloni?

Punonjësja: Mirë. Po ti? Të duhet Lona? Ke lënë takim?

Qytetarja: Jo takim nuk kam lënë.

Punonjësja: Se nuk është sot!

Qytetarja: Si t’ja bëj unë? Çfarë do të bëhet me mua?

Punonjësja: Se di…

Qytetarja: Po një vit u bë këtu! Këtu tek “Dental It”, u bë një vit. Të pres akoma unë?

Punonjësja: Tani, do presim doktorin, Dhimitrula. Siç e lamë…

Qytetarja: Vetëm doktori?

Punonjësja: Po ai të punoi, që të sjelli vidoncelat… i ka marrë, si ka marrë,,, Se do ta kujtoj unë doktorin!

Qytetarja: Po edhe javën e pare kështu më the ti mua .”Do të vijë doktori, do të marr. Nuk më morët”. Po mire Eliona, nuk mund të vijë të ballafaqohet me mua këtu? Të llafoset me mua?

Punonjësja: Jo se s’mund të vijë, por tha: ti e di ku jam… më tha: nuk mund të vij dot.

Në një përballje të zonjës me administratoren e klinikës, kjo e fundit, jo vetëm nuk merr përsipër korrigjimin e dëmit, por tregon arrogancë me të dhe gazetaren.

Gazetarja: Odeta gazetare nga emisioni “Stop”.

Eliona Xhindoli: Po!

Eliona Xhindoli: Si biznes nuk e kam shitur atje, dhe e kam me faturë. Zonja është paciente e “Dental Lux-it”.

Gazetarja:Po, por je e njëjta menaxher këtu. Pse e tërhoqe nga biznesi tjetër, deri këtu?

Eliona Xhindoli: Se më erdhi keq! Ishte kështu e fundit fare (e varfër).

Gazetarja: Si ishte fundit fare? Pse të vjen keq?

Eliona Xhindoli: Me erdhi keq, moj!

Gazetarja: Po ti ke fatura me këtë zonjën! S’të erdhi keq, i detyrohesh! Mos ndoshta i detyrohesh?

Eliona Xhindoli: Nuk i detyrohem asnjë gjë. Asnjë gjë, nuk i detyrohem!

Gazetarja: Eliona, çfarë do të bësh me këtë rastin e zonjë Dhimitrual, se ka që në Dhjetor të 2017 që ka ardhur…

Eliona Xhindoli: Me atë rastin, duke qenë se ka ardhur so këtu, unë nuk do të bëj ansjë gjë! Të procedojë shteti, Ok?

Gazetarja: Po shteti ka proceduar…

Eliona Xhindoli: Të vazhdojë!

Gazetarja: Kë një urdhër Stomatologu…

Eliona Xhindoli: Të vazhdojë!

Gazetarja: Po ke rënë në “pakt” me këtë ti…

Eliona Xhindoli: Nuk bie në “pakt” më, të më hedhin ë gjyq!

Gazetarja: Të të hedhi në gjyq?

Eliona Xhindoli: Po, po ! Të vazhdojë të gjitha proceduarat!

Dhimitrula Nasto: Unë dua ta rinin ccështjen nga fillimi pse nuk e ka zbatuar ajo Urdhrin e Stomatologut.

Në këto kushte, Dhimitrula Nasto detyrohet të bëjë ankesën e dytë në zyrat e Urdhrit të Stomatologut.

Gazetarja e emisionit “Stop” i është drejtuar sërish Urdhrit të Stomatologut ku pyeti nëse ka të drejtë zonja Dhimitrula të rihapë çështje, pasi ndërmjetësimi është i pazbatuar.

Orieta Musabelli, sekretare e U.S.SH: Unë jam kam shpjeguar edhe zonjës se në momentin që nuk është zbatuar urdhri me menaxheren e klinikës ajo ka të drejtë që ta rihapi përsëri nga fillimi ccëshjen dhe ankesën e kërkesës.

Pas denoncimit të bërë nga zonja Dhimitrula për mjekim të pakujdesshëm, rezultoi se dy doktorët shtetasit italianë ishin të palicensuar pranë Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë. Dhe automatikisht nuk merret në konsideratë denoncimi i Dhimitrulës.

Orieta Musabelli, sekretare e U.S.SH: Në këto kushte ne si zyrë e ankesave nuk marrim dot asnjë lloj masë. Nuk është kompetenca jonë. Ne merremi vetëm me mjekët që janë të licencuar.

Nikollë Deda kryetar i Urdhrit të Stomotalogëve Shqiptarë: Në si Urdhër i Stomatologut, kemi një shqetësim shumë të madh. Kemi qytetarë që shkojnë në klinika anonime dhe shpenzojnë shumë të mëdha parash ku kanë penalitete për kequshtrim të profesionit. Nuk mbajnë mend as doktorin, as klinikën. Kur në na vinë qytetarë që nuk dinë as emrin e doktorit, kur na vinë ankesa që nuk dine emrin e doktorin dhe adresën e klinikës ne jemi të pafuqishëm I bëjmë thirrje nëpërmjet emisionit tuaj që të jenë të kujdesshëm, ta dinë cili doktori i punon, klinikën ku shkojnë dhe adresën.

Zonja Dhimiturla ka shpenzuar 2500 Euro dhe nuk ka marrë shërbimin e duhur. Prandaj duhet të dimë se tek cila klinikë apo mjek të drejtohemi, përpara se të paguajmë shuma të majme parash.

“Kongresi i Manastirit” i mbyll derën djalit me autizëm, Stop e regjistron.

Qazim Meta dhe Rizvana Gjana, janë prindër të Grisildit 8 vjecar me probleme autizmi.Ata thonë, se nuk ia regjistrojnë djalin në shkollën 9-vjecare “Kongresi i Manastirit”.Gazetarja e “Stop” shkon bashkë me prindërit e djalit në Drejtorinë arsimore të Tiranës, specialistja e së cilës,urdhëron drejtoreshën e shkollës, Etilda Muhaj, të regjistrojë Grisildin.Të nesërmen i vogli regjistrohet si gjithë të tjerët në shkollën “Kongresi i Manastirit”.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*