Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Xhubleta 4 mijë vjeçare në UNESCO/ Dua Lipa vishet me flamurin kuq e zi

Xhubleta, veshja 4 mijë vjecare shqiptare, u shpall pasuri e njerëzimit, duke u marrë në mbrojtje nga Unesko. Si asnjëherë më parë, sheshi Skënderbej u mbush me mijëra të rinj dhe të reja nga të gjithë trevat shqipfolëse për të parë dhe dëgjuar koncertin e Dua Lipës, i fundit për turin botëror “Future Nostalgia”. Ky koncert ishte njëherazi dhe festa më e madhe për 110 vjetorin e pavarësisë.Sheshi u ndez me ngjitjen në skenë të Dua Lipës e cila performoi të gjithë hitet e saj.

“Urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot”, kështu u shpreh artistja e me famë botërore Dua Lipa për të gjithë ata që ishin të pranishëm në shesh për të.

‘Nuk më do qejfi mua”, Ish-vjehrri i mban djalin e nuk ia lë në takim

Jemi në Peshkopi, kur në vitin 2014, Emrush Mani, zgjidh martesën me ish-bashkëshorten. Gjykata vendosi, që ai të takojë fëmijën cdo dy javë, në një ambient, që do ta gjenin mes palëve, në këtë rast gjetën si pikë takimi banesën e një njeriu të afërt për të dy.Denoncuesi thotë, se nuk e ka takuar fëmijën, pasi nuk e lejon ish-vjehrri. Nisi të paguajë pensionin mujor qysh në fillim, por pretendon, se Zyra e Përmbarimit Dibër i ka thënë, se duhet ta paguajë, kur të nisë procesi i takimit.Sipas ish-vjehrrit, i ati nuk ka shfaqur interes për ta takuar dhe nuk ka paguar detyrimet për pensionin ushqimor. Naim Kosiqi, i ati i gruas, thotë, se vajza e tij është martuar sërish në Maminas dhe ka shkuar në Itali të shohë jetën e vet. Sipas Kosiqit, fëmijën do ta mbajë ai dhe ka prokurë nga vajza e tij për cdo veprim.I pyetur se pse nuk ia le djalin të atit, ish-vjehrri përgjigjet, se nuk i do qejfi dhe se ish-dhëndri i tij nuk ka paguar detyrimet financiare.

Emrush Mani: (Qan) Nuk di se çfarë të bëj…

Që në 2014-ën jam ndarë me ish-bashkëshorten dhe kam një djalë që quhet Roan Mani, ka mbiemrin tim. Që në 2014-ën e deri më sot nuk po mundem të takoj fëmijën tim sipas vendimit që është dhënë nga Gjykata. Pengesë është bërë pala tjetër, gjyshi, Naim Kosiçi. Më kanë kërcënuar dhe me armë, më kanë dalë me armë, ish-kunati…

Po të kishte punuar Përmbarimi, do të ishte realizuar takimi, unë nuk kam realizuar takim, unë nuk kam takuar djalin.

Në momentin e parë, muajt e parë kam bërë një pagesë, në zyrën e Përmbarimit, 50 mijë lekshin sa më ka vënë Gjykata dhe që në atë kohë, zyra e Përmbarimit më ka thënë që mos paguaj të tjera derisa të realizohet takimi. Unë kërkoj nga shteti që të realizoj çdo gjë, të takoj fëmijën, ta njoh. (Qan)

“Stop” është takuar me përmbaruesin që është marrë me këtë çështje prej disa vitesh.

Ish-përmbaruesi: Kam dalë në pension. Sot shkova në zyrë sepse kam për të marrë një librezë.

Gazetari: Pse nuk është realizuar takimi…?

Ish-përmbaruesi: Sqarimet do t’i japë ai… Unë nuk të jap. Sqarimet i jep vetëm dosja.

Gazetari: I nderuar ish-përmbarues do të them tani.

Ish-përmbaruesi: Unë kam mbaruar punë tani. Informacionin e ke në dosje. Ka 8 vjet që ka ardhur dosja.

Gazetari: I bie që nuk ke bërë asgjë?

Ish-përmbaruesi: Nuk di gjë.

Gazetari: Pse nuk e ke bërë detyrën siç duhet sepse këtë po më bën të dyshoj tani?

Ish-përmbaruesi: Po mirë, nuk e kam bërë detyrën siç duhet.

Gazetari: Kam të drejtë që po mendoj kështu që ti nuk e ke bërë detyrën?

Ish-përmbaruesi: Po, po.

Gazetari: Pse nuk ma jep informacionin?

Ish-përmbaruesi: Shko merre informacionin tek dosja.

Gazetari: Nga 2014 deri para 1 muaji kur ke dalë në pension…

Ish-përmbaruesi: Po, do të vij të jap llogari atje te Klani, ku jeni ju.

Gazetari: Unë jam këtu “Stopi” e Klani ja ku është.

Ish-përmbaruesi: Ik tani, të lutem shumë. Më lër rehat tani, çfarë ke?

Pas bisedës me ish-përmbaruesin, emsioni investigative “Stop” shkon tek zyra e Përmbarimit të cilës i ka kaluar dosja e çështjes në fjalë.

Zyra e Përmbarimit: Do të shkojmë atje ku e ka vendosur Gjykata vendin e takimit. Gjykata me vendimin e palëve ka vendosur që takimi të bëhet tek një shtëpi.  Unë nuk e di se ku ndodhet e ëma e fëmijës, pala e di se ku ndodhet. Letrat na janë ktheyr mbrapsht se ajo nuk banon këtu në fshat. Kemi kërkuar një informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zyrës së Gjendjes Civile dhe na thotë se zonja nuk e ka ndryshuar vendbanimin.  Procedurën si zyrë përmbarimi e kemi ezauruar, i kemi vendosur gjobë, i kemi bërë dhe kallëzim penal.

Gazetari: Po e marrim të mirëqenë sikur djali nuk është në praninë e të ëmës tani dhe e ëma mund të jetë diku tjetër jashtë shtetit.

Zyra e Përmbarimit: Duhet t’i drejtohet Prokurorisë së Rrethit Dibër për braktisjen e fëmijës nga ana e të ëmës.

Gazetari: Supozojmë që ky gjysh ose këta gjyshër nuk lejojnë babain që të takohet me fëmijën, a ka penalitete në këtë rast?

Zyra e Përmbarimit: Pala duhet t’i drejtohet për një kallëzim pranë Prokurorisë për braktisjen nga nëna-fëmijës, t’i drejtohet dhe Gjykatës për heqjen e përgjegjësisë prindërore zonjës dhe t’i kalojë babait. Mund të vë në dispozicion dhe dosjen e pjesës së pensionit ushqimor dhe ta shikosh që letrat nga ana e zotërisë më janë kthyer mbrapsht për periudhën që ne kemi vazhduar procedurën për ekzekutim ku tregon që edhe ai nuk ka treguar interes sepse ka qenë në emigracion.

Sipas ish-vjehrrit, i ati nuk ka shfaqur interes për ta takuar dhe nuk ka paguar detyrimet për pensionin ushqimor. Naim Kosiqi, i ati i gruas, thotë, se vajza e tij është martuar sërish në Maminas dhe ka shkuar në Itali të shohë jetën e vet.

Sipas Kosiqit, fëmijën do ta mbajë ai dhe ka prokurë nga vajza e tij për çdo veprim. I pyetur se pse nuk ia le djalin të atit, ish-vjehrri përgjigjet se nuk i do qejfi dhe se ish-dhëndri i tij nuk ka paguar detyrimet financiare.

Gazetari: Tani, unë dua të di, se pse nuk po bëhet takimi?

Naim Kosiqi: Se nuk më do qejfi mua! Kështu po them! Jo, jo, nuk ju them asnjë gjë në këtë drejtim! Pini një kafe dhe shkoni nga keni ardhur! Nuk ka dashur ta takonte ai (ish-dhëndrri), se po të donte ta takonte, e kishte takuar. Takimi është lënë tek Isak Erebara (i afërm). Ai nuk e pranon fëmijën. Ky nuk i përgjigjet pagesës.

Gazetari: Pensionit ushqimor?

Naim Kosiqi: Absolutisht!

Gazetari: Ndërkohë, ai pretendon ( zotëria) se e ëma nuk është në shtëpi, nuk jeton me djalin.

Naim Kosiqi: Jo!

Gazetari: Nuk jeton me djalin?

Naim Kosiqi: Po! Me djalin jetonte. Vajza është martuar në Maminas, në Durrës. Djali ka bërë një vit shkollë. Vajza shkoi me të gjithë të shoqin si gjithë emigrantët. Djalin e mora këtu, ta shkolloj, ta edukoj. Më mirë se do ishte tek unë nuk… M’i jep prokurë djalit!

Gazetari: Ish-dhëndrit?

Naim Kosiqi: Po! Ish-dhëndrrit i shkova fjalë me njeri. A e di, se italiani jep 175 euro për fëmijët shqiptarë dhe baba i vet nuk i jep 50 mijë lekë? Se 50 mijë lekë nuk është asgjëë për fëmijën, sa më ka harxhuar mua ai.

Gazetari: Ju, zotëri, bëheni pengesë për takimin e prindit me fëmijën?Jeni bërë ndonjëherë pengesë, them?

Naim Kosiqi: Po nuk pranonte pala kur deshëm ta çonim ne. 50 mijë lekë do jepte këtu ai, 175 euro jep italiani atje. Vajza është bërë me letra, bënte jetën e vet.

Gazetari: Pra, ju doni prokurën, që ai të largohet me të ëmën.

Naim Kosiqi: Bukur! Por, atë s’e dha ai. Ngaqë nuk e dha ai, fillova proceset gjyqësore. Ai, që 8 vjet, nuk ka pretenduar për ta parë. Erdhi dy-tre herët e fillimit.

Gazetari: Dhe ai i ka bërë një kallzim ish-bashkëshortes për braktisje të fëmijës.

Naim Kosiqi: Po bukur! I përgjigjem unë, me prokurë jam.

Gazetari: Je me prokurë.

Naim Kosiqi: Po! E mbroj vajzën në të gjitha drejtimet. Ai të bëjë si të ketë kokrrën e qejfit!/tvklan.al

I dogjën studimet në gazetari në Elbasan, Stop e regjistron në Tiranë

Më 18 nëntor emisioni Stop transmetoi ankesën e studentes Fatma Banka.

Ajo u shpall fituese në Gazetari në Elbasan, por në datë 17 tetor, kur filloi viti shkollor, i thanë, se nuk plotësohej grupi prej 8 vetash, për të hapur degën, duke i ofruar studime në “Gjuhë Letërsi” ose “Histori Gjeografi”. Fatma rrezikoi vitin shkollor, sepse nuk donte degë tjetër përvec Gazetarisë. Gazetarja e “Stop” ndjek të gjitha hallkat, derisa mundëson përmes Ministrisë së Arsimit, dhënien e jë të drejte studimi për gazetari në Tiranë për Fatma Bankën.Pas këtij momenti, gazetarja con Fatmën në fakultet, e regjistron, dhe e ul në klasë, gati për nisjen e studimeve të ëndërruara.

Denoncuesja: Jam Fatma Banka nga Elbasani, ëndërroj Gazetarinë. Rezultova fituese nga aplikimi. U regjistrova në raundin e parë në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Që në ditën e parë që kam vënë këmbët në universitet, më 17 Tetor, Ardian Lame më thotë: Ti do të studiosh Gjuhë-Letërsi ose Histori-Gjeografi sepse nuk formohet grupi prej 8 vetash në Gazetari. Isha vetëm unë e regjistruar dhe marr vesh për herë të parë që isha vetëm unë e regjistruar.

Gazetarja: Pse vdiq, Gazetaria këtu në Elbasan?

Denoncuesja: Nuk i dija këto rregulla.

Gazetarja: Pse s’më the të kisha marrë një tufë me lule? Pse ka ndodhur kjo? Mos janë trembur nga pedagogët e Gazetarisë këtu në Elbasan dhe ja kanë futur vrapit e kanë ikur në Tiranë?

Denoncuesja: Dhe ëndrra ime për Gazetari nuk po plotësohej, u pre në mes (qan).

Gazetarja: Çfarë do ti?

Denoncuesja: Dua Gazetarinë, dua transferimin, në Tiranë ka vende plot dhe këtë po e bëjnë të pamundur, po më lënë pa një vit shkollor.  Më tha dekani që nga 13-14 duhet të të kishim lajmëruar, por lëre  tani se i kujt është faji, ti do të bësh kështu, ose do të studiosh në këto degë që ka universiteti, ose viti yt humbet. Më ktheu gjithë fytyrën duke ikur , ndërkohë unë me mamin shtanga. Kam 1 muaj që nuk pushoj. Iki në Tiranë tek Ministria e Arsimit, i kam shkruar Evis Kushit dhe me postë nga Elbasani. Më erdhi vetëm një përgjigje nga Ministria e Arsimit që thotë: të interesohet e interesuara për arsyet konkrete të mosaktivizimit të këtij programi studimi si dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Gazetarja: Ti a je sqaruar nga universiteti?

Denoncuesja: Jo. Kam zgjedhur t’i kërkoj Aleksandër Xhuvanit: Të lutem më bëj transferimin në Tiranë për Gazetari. Nuk dua të studioj gjuhë tjetër. Ju lutem Stopi të më ndihmoni. Dua transferimin për Gazetari ose të më thonin që në fillim. 

Gazetarja e “Stop” ndjek të gjitha hallkat, derisa mundëson përmes Ministrisë së Arsimit dhënien e një të drejte studimi për Gazetari në Tiranë për Fatma Bankën.

Gazetarja: Pas apelit të bërë nga emisoni investigativ “Stop” i menjëhershëm ishte reagimi i Universitetit të Tiranës si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pasi me datë 22 Nëntor të 2022-shit, Universiteti i Tiranës i bën një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku i kërkon rialokimin e një kuote nga programi i studimit “Bachelor” në Gazetari dhe Komunikim. Po në këtë datë, Ministria e Arsimit dhe Sportit konfirmon rialokimin e një kuote në programin e mësipërm.

Pas këtij momenti, gazetarja e “Stop” e shoqëron Fatmën në fakultet, e regjistron dhe e ul në klasë, gati për nisjen e studimeve të ëndërruara.

Sekretaria e Universitetit të Tiranës: Fatma Banka sot do të marë statusin studente. Është kënaqësi, unë e ndoqa dhe më herët rastin dhe jam shumë e kënaqur dhe në rafshin institucional, por edhe si nënë, si njeri që vajza ia arriti që ta realizojë regjistrimin falë vëmendjes  së posaçme të emisionit “Stop”, por edhe të strukturave. Mirë se erdhe e dashur dhe suksese!

Fatma Banka: Faleminderit që më mikëprisni në këtë formë!

Sekretaria e Universitetit të Tiranës: Është kënaqësi për ne.

Fatma Banka – Gazetares së “Stop”: Kjo që realizuat ju është ëndërr për mua. Falenderoj ministren Kushi, emisionin “Stop”, Saimir Kodrën, Gent Zenelajn, Odeta Gjevorin që ishte e para që mora në celular për ndihmën. Falenderoj dekanin, rektoren, universitetin që më regjistroi dhe me kaq vonesë. /tvklan.al