Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Hitparade i absurdit shqiptar

Një qene ka trembur gomarin, duke bërë që kafsha të vrapojë, e për pasojë të rrëzohet burri që ishte mbi të. Një foto e vjetër tregon fëmijët, që bënin vetë balona fluturuese. Një tjetër nostalgji janë edhe llastiqet me plumbce. Në një tjetër foto duket, sesi thaheshin rrobat e lara, mbi një tel në tubin ë sobës së drurit. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Policët dhunuan 2 vëllezër, gjyqtarja zvarrit procesin e mbron agresorët

Në mars 2021 “Stop” udhëtoi në Vranisht të Vlorës për një rast të pazakonë, ku ishin përfshirë 3 punonjës policie të Himarës, David Fakaj, Isa Jacaj, Alen Llanaj dhe kryeplaku i fshatit Haredin Shkurtaj. I gjithë konflikti, që degradoi në dhunë, nisi për bllokimin e një rruge me një portë metalike me tela. Policia pretendonte, se porta ishte vënë nga vëllezërit Varfaj, por rezultoi, se ishte vënë nga komshiu.Kur njëri nga vëllezërit Inajet Varfaj, i kërkoi policisë të mbajë proces verbal, u kuptua, që situata ishte e sajuar. Kur i akuzuari nxorri telefonin, për të regjistruar ngjarjen, policët u sulën për t’ia marrë, për të fshirë videon dhe dhunuan dy vëllezërit, duke shtyrë e hedhur në tokë edhe babain e tyre 91 vjec.

Dëftesa me gabime, fiton gjyqin për korrigjim, arkiva bën vërtetim shtesë

Rrahman Imeraj, 78 vjec, nga Durrësi, ankohet, se dëftesa e djalit nuk i korrigjohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave , edhe pse ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.Bëhet fjalë për një gabim të ndodhur në vitet ‘88-‘92 në Shkollën e Mesme Industriale “Leonik Tomeo” Durrës për mekanik. Djalit i është ngatërruar emri dhe mbiemri nga Gazmir Imeraj në Gazment Ymeraj.Përmbarimi i kërkon Arkivave të bëjë korrigjim në dokument.Por drejtori i arkivës, Ardit Bido, shprehet, se nuk e lejon ligji të korrigjojë dokumentat.