Aktorja e filmave për të rritur, protagoniste e një libri komik

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila u bë shumë e njohur pas pretendimeve të saj për një lidhje seksuale me Presidentin amerikan, Donald Trump, është kthyer në superheroinën e një serie librash komike.

Titulluar “Stormy Daniels: Space Force”, seria e librave do të dalë në treg në vjeshtë dhe bëhet fjalë për histori të pasura me humor, aksion dhe aventurë.

Stephanie Clifford, që është në fakt emri i vërtetë e Daniels, thotë se gjithçka është satirike dhe bëhet fjalë për një vajzë që gjatë ditës është normale si gjithë të tjerat, por që në realitet fshihet një superheroinë.

Tv Klan