Me Janarin që po afron, emri i Thomas Strakoshës ka nisur që të përmendet gjithnjë e më shumë. E ardhmja e portierit të Shqipërisë mund të jetë në Premier Ligë. Kontrata me Lacion, 26-vjeçarit i përfundon në Qershorin e 2022-it. Por në Itali raportojnë se midis palëve ende nuk ka një dakordësi për të ardhmen. Njukastëlli prej disa muajsh ka shfaqur interesimin për shërbimet e futbollistit kuqezi.

Por tani në garë është futur edhe skuadra e Uatfordit. Trajneri Klaudio Ranieri e pëlqen Strakoshën dhe dëshiron që ta ketë atë në skuadër. Uatfordi është në vend të 17 në Premier Ligë dhe kërkon të përforocohet që të sigurojë mbijetesën. Shqiptari është rikthyer si titullar te bardhekaltrit. Por prapë nuk është ende i bindur për të vazduar.

Në të tillë situatë, klubi laçial do të jetë i detyruar që ta shesë 26-vjeçarin në merkaton e dimrit, në mënyrë që të shmangë largimin e tij me kosto zero. Strakosha ka luajtur vetëm në tri takime në Serinë A këtë sezon, e gjashtë herë të tjera në Ligën e Europës.

Ai u bë pjesë e Lacios në vitin 2012, ku u bashkua me ekipin e të rinjve, e në vitin 2016 ai u aktivizua me ekipin e parë.

Klan News