Një pjesë e studentëve protestues kanë bllokuar qarkullimin tek rreth-rrotullimi i “Zogut të Zi” pas përfundimit të afatit që ata i kishin vendosur qeverisë për miratimin e 8 kërkesave të tyre.

Një pjesë tjetër e studentëve ndërkohë vijon të qëndrojë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa një tjetër grup u nis drejt Kryeministrisë.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk ka plotësim të kërkesave të studentëve pa u ulur më parë në tryezën e dialogut. /tvklan.al