Studentët “kryqëzojnë” Presidentin

Studentët “kryqëzojnë” Presidentin

18:10 03/03/2019

Studentët në Algjeri janë ngritur në protesta duke kundërshtuar rikandidimin e Presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili kërkon një mandat të pestë. Presidenti 82-vjeçar ka kohë deri mesnatën e së dielës që të regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale të Prillit. Muajin e kaluar, Presidenti Bouteflika tha se do të garonte sërish për një tjetër mandat, duke shkaktuar zemërim dhe ngritjen në protesta të studentëve. Policia ka marrë në ruajtje Presidencën dhe institucione të rëndësishme, ku protestuesit ishin pozicionuar. Tubimet e studentëve janë raportuar edhe në qytete të tjera të vendit.

Presidenti 82-vjeçar është shfaqur rrallë në publik pas problemeve shëndetësore që pati në vitin 2013 dhe aktualisht kryen kontrolle mjekësore në Zvicër. Sipas BBC, këto protesta janë të rralla në Algjeri dhe ndoshta më të mëdhatë që kur Abdelaziz Bouteflika mori pushtetin 20 vjet më parë. Të premten dolën në rrugë 100 mijë persona, protesta më e madhe deri më tani në këtë shtet. Disa sulmuan me gurë Pallatin Presidencial, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotësjellës. Rreth 200 protestues dhe 56 policë u plagosën, sipas televizionit shtetëror.

Deri më tani janë regjistruar 6 kandidatë për zgjedhjet presidenciale. Në mesin e tyre është edhe një gjeneral i dalë në pension, cili ka premtuar të sjellë "ndryshimin" në Algjeri. Një biznesmen i quajtur Rachid Nekkaz, thuhet se është mjaft i popullarizuar nga të rinjtë dhe ka ndjekës të shumtë në Facebook. Ai planifikon që t'i bashkohet garës për zgjedhjet presidenciale. Dy parti të opozitës kanë thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet. /

tvklan.al 

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI