Një studim i ri për vaksinat po jep më shumë shpresë për efektivitetin e tyre. Sipas studimit të publikuar së fundmi, nëse dozat e Pfizer bëhen në një kohë më të largët nga njëra-tjetra ka gjasa që të prodhohen më shumë antitrupa.

Studimi është kryer në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekspertët thonë se mund të luftohet më lehtë infeksioni kur doza e dytë merret disa javë më vonë se e para, ku idealja është 8 javë.

Studiuesit krahasuan përgjigjet imune të 503 mjekëve në Britani, të cilët u vaksinuan në intervale të ndryshme kohor gjatë vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021 dhe rezultoi se ata që kishin marrë dozën e dytë në një kohë më të largët kishin një përgjigje më të mirë imunitare.

Tashmë pritet që doza e dytë e vaksinën të merret një interval kohor më shumë se 3 javë, ndryshe nga tani.

Sipas BBC studimi sugjeron se kjo metodë e re lufton më shumë dhe variantin Delta. Tashmë në Britaninë e Madhe intervali kohor mes dy dozave të vaksinës është 12 javë, masë e cila është marrë që në fund të vitit 2020./tvklan.al