Një stuhi e fuqishme, më e madhja ndonjëherë, pritet të godasë këtë pasdite Britaninë e Madhe.

Autoritetet kanë ngritur alarmin për kujdesin e shtuar që duhet të tregojnë të gjithë, ndërsa janë anuluar qindra fluturime.

Kjo stuhi do të jetë edhe më e fortë se “Ciara”, ndërsa metereologët e kanë quajtur si një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruar ndonjëherë në Atlantikun e Veriut.

Më shumë se 40 mijë pasagjerë janë prekur nga anulimi i fluturimeve, hyrje dhe dalje nga Britania e Madhe.

Parashikimet për dëmet më të mëdha që mund të shkaktojë kjo stuhi, priten në qytetet të cilat morën goditje të fortë nga stuhia “Ciara”, pak ditë më parë. /tvklan.al