Përmbyten qindra shtëpi, mijëra të evakuuar

Këto pamje katastrofike vijnë nga Sao Paulo në Brazil, atje ku stuhitë e shirave që vijojnë prej disa ditësh dhe i kanë marrë jetën 5 personave.

Reshjet e dendura të shiut shndërruan disa rrugë të qytetit në lumenj të rrëmbyer që morën përpara dhjetëra automjete dhe përmbytën katet e para të qindra ndërtesave e parkingje, duke dëmtuar rëndë edhe automjete të luksoze, si në këtë rast.

1300 banorë u evakuuan në çadra pasi banesat u dëmtuan nga ujërat e furishëm. Ndërsa në këtë treg, mbi 7 mijë ton ushqime janë hedhur në plehra, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 5.4 milionë dollarësh.

Ndër shkaktarët e këtyre përmbytjeve masive dhe të përsëritura, sipas ekspertëve është edhe urbanizimi i zonave pranë shtretërve të lumenjve. Qeveria ka gati një plan investimesh prej mbi 870 milionë dollarësh për menaxhimin e lumenjve gjatë viteve të ardhshme.

Tv Klan