Përfaqësimin më të mire e ka Briken Çalja dhe Luiza Gega

Shqipëria merr pjesë në olimpiadën e Tokios me 9 sportisë në 6 disiplina: atletikë, peshëngritje, xhudo, gjimnastikë, qitje dhe not.

Deri më tani rezultatin më të të mirë e ka vendosur peshëngritësi Briken Çalja i cili u rendit i katërti në peshën deri 73 kilogramë.

Në garë mbetet ende Luiza Gega.  Vrapuesja ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa që do të mbahet të mërkurën, hera e parë për atletikën shqiptare.

Paraqitje për tu vlerësuar pati edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj i cili u rendit i nënti dhe gjimnasti Matvei Petrov që u përfshi në 10 më të mirët, por pa arritur finalen në kalin me doreza.

Tv Klan