Kryeministri i Pakistanit ka kërkuar koordinim më të mirë mes agjencive të sigurisë kundër terrorizmit, një ditë pas sulmit vetëvrasës që la mbi 70 të vdekur në Lahore.

Në një takim të zyrtarëve të sigurisë, Nawaz Sharif, tha se vendosmëria e vendit për t’u marrë me militantët është në rritje.

Janë bërë disa arrestime, janë konfiskuar armë, si dhe janë kryer disa bastisje nga forcat e sigurisë.

Një pjesë e grupit Jamaat-ul-Ahrar taleban, thanë se e kanë kryer sulmin kundër të krishterëve të cilët ishin duke festuar Pashkët.

Të paktën 300 persona u plagosën, ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet sipas zyrtarëve.

Zona ishte më e populluar se zakonisht, pasi anëtarët e një pakice të krishterë ishin mbledhur për të festuar Pashkët në një park publik. Megjithatë, shumica e atyre që humbën jetën gjatë sulmit ishin myslimanë./tvklan.al