Sulmi në Rripin e Gazës, Izraeli bombardon Palestinën – (31 Tetor 2000)



Sulmi në Rripin e Gazës, Izraeli bombardon Palestinën – (31 Tetor 2000)

19:04 31/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Helikopterët luftarakë izraelitë, sulmuan mbrëmë ndërtesat e fraksionit Fata, besnikët e presidentit palestinez Jaser Arafat. Zyrtarë të sigurimit palestinez deklaruan se ishin mjetet e aviacionit luftarak izraelit ata që bombarduan në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor. Helikopterët gjuajtën disa herë në zyrat e Fataut në Bregun Perëndimor, por pa shkaktuar viktima. Ndërsa në Rripin e Gazës helikopterët gjuajtën mbi një pikë ushtarake të Fataos.

Bombardimet e djeshme të ushtrisë izraelite janë dënuar ashpër nga lideri palestinez Arafat. Ndërkohë që në Jeruzalem ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare kancelari gjerman Shrëder. Në takimin e tij me kryeministrin izraelit Barak, Shrëder ka kërkuar mbarimin e luftës mes Izraelit dhe Palestinës, duke shtuar se ai vetë do të luftojë për fillimin e bisedimeve të paqes./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj










Të ngjashme