Nga dy shpërthime në afërsi të stadiumit të futbollit në Stamboll të Turqisë, u vranë të paktën 38 persona (30 polivcë) dhe u plagosën 166 të tjerë. Shpërthimet e të shtunës, të kryera me makinë bombë, mendohet se kishin për objektiv policinë.

Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe makinat e policisë shpejt dolën në vendin e ngjarjes.

Dhjetëra arrestime janë bërë, ndërsa Turqia ka nisur një ditë të zisë. Turqia kohët e fundit është goditur nga një valë e sulmeve militiante .

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por vala e sulmeve në Turqi këtë vit është kryer nga militantët kurdë dhe grupi ekstremist Shteti Islamik. Presidenti Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sulmin por nuk dha hollësi.

“Një sulm terrorist është kryer ndaj forcave tona të sigurisë dhe qytetarëve tanë. U kuptua se shpërthimet pas ndeshjes Beshiktash-Bursaspor kishin për objektiv që të shtonin viktimat. Si rezultat i sulmeve për fat të keq kemi martirë dhe të plagosur”, deklaroi ai.

Fakti se sulmi kishte për objektiv policinë do të përqendrojë gjithë dyshimet mbi guerilasit kurdë, që kryesisht kanë qëlluar mbi forcat e sigurisë.

Sulmi u krye dy orë pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Beshiktashit dhe Bursasporit, dy ekipeve më të njohura turke./tvklan.al