Asnjë surprizë në fazën kryesore të zgjedhjeve paraprake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pagëzuar si “Super e marta”. Donald Tramp dhe Hilari Klinton u shpallen fituesit e mëdhenj. Dy kandidatët kryesorë kanë fituar secili në 7 shtete, nga 11 të mundshëm.
Të vetëdijshëm për suksesin e tyre brenda partisë, dy kandidatët kanë nisur sulmin ballor ndaj njëri-tjetrit. Në fjalimin e tij Donald Tramp hodhi sfidën e hapur kandidates demokrate.
Donal Trump, Kandidat për President: “
Kur të përfundojmë këtë fazë, do t’i vihem vetëm një personi, Hilari Clintonit.”
Ish-Sekretarja e Shtetit nga ana e saj thumboi moton e kundërshtarit republikan.
Hilari Clinton, Kandidate për Presidente:
“
Nuk është e nevojshme që Amerika të bëhet sërish e shkëlqyer, pasi Amerika është e shkëlqyer.”
Super e Marta është përbën një hap thelbësor drejt Shtëpisë së Bardhë, pasi siguron një numër të madh delegatësh, që do t’u mundësojnë kandidatëve emërimin për garën finale të 8 nëntorit.
Tv Klan