Më në fund, videoja shumë e përfolur e Taylor Swift dhe Zayn Malik është publikuar në You Tube. Ajo do jetë dhe kënga Theme (kryesore) e filmit 50 Shades Darker që do jetë në kinema në datën 10 shkurt.

“I don’t wanna live forever”, është kthyer në një nga këngët më të pëlqyera që në momentin kur u publikua si audio.

Videoja pasionante i ka mbledhur këngëtarët në një dhomë hoteli ku ata tregohen shumë sensualë. Malik është prej kohësh në një lidhje me modelen Gigi Hadid, ndërkohë që Taylor është single./tvklan.al