Biznesmeni Rezart Taçi ka këkruar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Tiranës, ku është i pandehur për akuzën e mospagimit të taksave dhe tatimeve. Avokatët mbrojtës të Taçit janë përfaqësuar më një prokurë të posaçme të lëshuar nga ai dhe kërkuan zgjidhjen e çështjes në gjendjen ku ndodhen aktet. Më këtë lëvizje ish-biznesmeni i njohur i naftës përfiton uljen e dënimit me një të tretën. Neni 181 për të cilin është marrë i pandehur Taçi parashikon dënimin me gjobë ose burg deri në tre vjet. Prokuroria e Tiranës pas një hetimi dy vjeçar arriti të faktojë se Taçi i ka shmangur detyrime shtetit shqiptar  rreth 6 milionë euro. Rezart Taçi është objekt i një hetimi edhe nga autoritet zviceriane dhe pikërisht nga Prokuroria e Gjeneves. Biznesmeni është në gjendje arresti në Zvicër pasi dy kompani të huaja që kanë patur marrëdhënie biznesi me Taçin e kanë kallëzuar për mashtrim, falsifikim të dokumentave dhe falsifikim të vulave dhe stampave.

Tv Klan