Për rreth 60 minuta, në Kryesinë e Kuvendit është zhvilluar një takim ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta. Takimi ndërmjet dy palëve nisi rreth orës 10:20. Në përfundim të tij palët nuk dhanë deklaratë për mediat.

Gjatë ditëve të fundit, dy liderët e partive kryesore politike në vend kanë zhvilluar takime me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ish- ambasadorin, Aleksandër Arvizu.

Çështja kryesore e këtyre takimeve kanë qenë 6 ligjet e Reformës në Drejtësi. Ligjet e mbetura të Reformës pritet të kalojnë në Kuvend, më 29 Shtator./tvklan.al