Menaxhimi i kufirit dhe ndalimi i trafikut të drogës ka bërë që ministrat e Rendit të Shqipërisë dhe Malit të Zi Toska dhe Djurovic të bisedojnë së bashku gjatë një vizite zyrtare në Podgoricë. Bashkëpunimi mes policive të dy vëndeve konsiderohet si e vetmja mënyrë për të bllokuar trafiqet e paligjshme dhe kontrabandën, është diskutuar në takim. Ndërsa ministri shqiptar ka konsideruar si problem kryesor transportin e drogave mes dy vendeve e në veçanti atë të heroinës me destinacion vendet e Evropës Perëndimore. Për këtë është shprehur Toska duhen evidentuar dhe goditur grupe kriminale që veprojnë në të dy vendet me këtë lloj trafiku nga, i cili, sipas ministrit, mund të financohen dhe organizata terroriste duke e ktheyr në atë që quhet narko-terrorizëm.

Igli Toska: “Tashmë ne kemi identifikuar pothuajse të gjitha rrjetet e trafikantëve, qoftë të qenieve njerëzore apo të lëndëve narkotike dhe shpresoj që nga takimi i sotëm, nga bashkëbisedimi i frytshëm që pata me kolegun, të arrijmë në rezultate konkrete të prekshme.”

Në takimin e punës mes ministrave dhe delegacioneve zyrtare është rënë dakord për nënshkrimin e 4 marrëveshjeve mes policive të dy vendeve për menaxhim sipas standardeve euro-atlantike të problemeve kufitare. /tvklan.al