Daniela dhe Viliani nuk i kanë kursyer puthjet në takimin e tretë me njëri-tjetrin. Që në nisje të takimit, Viliani u tregua i qartë në synimet që ai ka me fronisten. Ky moment i bukur është komentuar dhe në spektaklin e mbrëmjes së sotme në “Love Story” ku dy protagonistët janë shprehur se nuk bëjnë asgjë për show.

Vilian: Unë ndihem me shumë fat. Unë me Danielën jemi shumë ok. Të gjitha takimet që kemi bërë bashkë më kanë pëlqyer dhe dua t’i them diçka Danielës së çfarëdo që të ndodhë e kam shumë xhan. Daniela është shumë tip i thjeshtë, nuk ka filtra.

Daniela: Unë jam njësoj si këtu, si në jetën e përditshme.

Alketa Vejsiu: Kishit një puthje romantike shumë të bukur që nuk m’u duk për show, por shumë e ndjerë.

Vilian: Patjetër që nuk është për show.

Daniela: Unë nuk bëj asgjë për show.

Alketa Vejsiu: Si e përjetuat?

Vilian: Shumë bukur, e dimë vetëm unë dhe ajo, ishte puthje që të dy e ndjemë./tvklan.al