Kreu i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka folur para takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.

Në një deklaratë Borell, tha se  nga takimi i sotëm pritet që të ketë një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu Borell shprehet se takimi i parë nuk ka qenë i frytshëm dhe shpreson që sot të ketë një takim rezultativ.

Sot do të jem nikoqir i takimit të dytë të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është takimi i dytë qysh prej zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës.

Takimi i parë nuk ishte shumë i frytshëm, të shpresojmë se sot do të jetë takim me më shumë rezultate”, është ky reagimi i kreut të diplomacisë së BE./tvklan.al