Një sulm i koordinuar ka ndodhur sot në Afganistan. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se tre gra janë vrarë sot në qytetin Jalalabad,  e cila shihet si vijim i sulmeve kundër mediave në vend.

Tre viktimat ishin të moshës 18 deri në 20 vjeçe dhe punonin në një televizion në Afganistan. Po ashtu nga sulmi u dëmtua dhe një person i katërt që ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia sqaron se kanë arrestuar një person që akuzohet se është autori i sulmit dhe e lidhin atë me Talibanët, por këta të fundit mohojnë që të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Po ashtu deri tani bëhet me dije se viktimat punonin në media dhe janë qëlluar teksa po ktheheshin në shtëpi.

Kohët e fundit në Afganistan janë kryer një seri sulmesh ku në qendër kanë qenë punonjësit e mediave, aktivistë dhe figura të rëndësishme politike. Për shumë sulme janë fajësuar Talibanët, të cilët në disa raste kanë pranuar autorësinë por disa herë dhe kanë mohuar që të kenë qenë të përfshirë./tvklan.al