Tarifa dhe karantinimi për shqiptarët, Thaçi: Incidentale, nuk do të lejojmë…



Tarifa dhe karantinimi për shqiptarët, Thaçi: Incidentale, nuk do të lejojmë…

23:28 04/06/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”, “ndodhitë” e ditëve të fundit në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë i quajti incidentale, ndërsa theksoi se “nuk do të lejojmë të ketë asnjë pengesë në drejtim të lëvizjes së njerëzve.”

Blendi Fevziu:  A u zgjidhën ngërçet e lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, pati një tensionim në momentin e fundit kur u kërkua një tarifë ekstra dhe karantinimi?

Hashim Thaçi: Besoj se ajo tarifë ka qenë e panevojshme, por dua të besoj se tashmë gjithçka është e tejkaluar dhe nuk do të ketë probleme sa i përket lëvizjes së lirë nga Kosova në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë.

Blendi Fevziu: Lëvizin lirshëm dhe nuk do të ketë asnjë barrierë?

Hashim Thaçi: Kanë qenë mund të them lirisht incidentale, ato që kanë ndodhur në 2-3 ditët e fundit dhe tani e tutje nuk duhet të ketë dhe nuk do të lejojmë të ketë asnjë pengesë në drejtim të lëvizjes së njerëzve në drejtim të Shqipërisë dhe nga Shqipëria në Kosovë.

Thaçi, tha se po vizitonte Tiranën për një takime “miqësore me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama”, “që të diskutojmë për zhvillimet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.”

/tvklan.al



Të ngjashme