Takimi i Xhonit dhe Anxhit i transmetuar ditën e sotme në “Love Story” në Tv Klan kishte në epiqendër faktin që konkurrentja është mama.

I pyetur nga Anxhi se a i duket pengesë fakti që ajo ka një fëmijë, Xhoni ka treguar se e ka zgjedhur pikërisht për këtë arsye sepse i duket më e pjekur se sa vajzat e tjera në program.

Xhoni: Këtë vendin e kam zgjedhur sepse më duket shumë i ngrohtë dhe ti si njeri më dukesh e tillë. Ti je në mes të jetës, ke lindur fëmijë, e ke jetën ndryshe nga ne.

Anxhi: Është akoma e vështirë e zëmë të ndaj çunin me dikë le të themi...

Xhoni: Kjo është pra, se në fund ai do të ndërhyjë në jetën tënde, është gjë e vështirë.

Anxhi: Unë dua dikë që të mos më thotë, lërë çunin dhe dalim bashkë. Dua dikë që të më thotë dalim bashkë.

Xhoni: Në jetën do të kesh punën tënde, zgjedhjen tënde.

Anxhi: Kam një dyqan, jam munduar që të krijoj një gjë timen që të merrem dhe me djalin.

Xhoni: Të ndihmon dhe mamaja…

Anxhi: Po.

Të duket pengesë fakti që unë kam një fëmijë, apo si e shikon ti këtë pjesë?

Xhoni: Unë prandaj të kam zgjedhur sepse mami im u bë shumë herët mama dhe mua më pëlqen se njeriu që e merr fëmijën përsipër, i merr gjërat shumë seriozisht jo si vajzat e tjera që kemi në program.

Po familja jote, e merr këtë pjesëmarrjen tënde këtu?

Anxhi: Pavarësisht të gjithave, unë besoj akoma në dashuri.

Xhoni: A e shikon ai fëmijën?

Anxhi: Jo, nuk ka ardhur ta shikojë që prej 3 vitesh, qëkur ka qenë djali 1 vjeç.

Xhoni: Të dashurosh një njeri që nuk është gjaku im, atëherë e tregon çfarë njeriu je.

Anxhi: Unë në jetë dua të vërtetën, dashurinë që më do me të vërtetë./tvklan.al