Bella Hadid meriton titullin “Tezja më e bukur e vitit”. Të hënën, Gigi Hadid ndau në rrjetet sociale një foto spontane të së motrës, Bella Hadid me vajzën e saj 10-muajshe, Khai.

Në shkrepjen e bukur bardhë e zi, Bella shfaqet e buzëqeshur ndërsa ka ngritur lart mbesën e saj dhe pas të dyjave shtrihet një panoramë mbresëlënëse e Manhatanit.

Gigi u kujdes që të mos shfaqte fytyrën e vogëlushes në foto pas kërkesës publike që i ka bërë edhe gazetarëve për ruajtjen e imazhit të saj./tvklan.al