Këto janë fotot e para të familjes mbretërore në Britani, duke iu drejtuar kishës për pagëzimin e Princeshës Charlotte.
Princi William, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kate Middleton po drejtohen për në St.Mary Magdalene, sëbashku me dy fëmijët e tyre, George, pothuajse 2 – vjeçar dhe Charlotte, 2 muajshe.
Ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët, 5 korriku do të shënonte pagëzimin e princeshës së vogël, të ardhur në jetë 2 muaj me parë.
Përveç pjesëtarëvë të familjes mbretërore dhe qytetarëve britanikë të cilët do ta ndjekin live pagëzimin nga sheshet kryesore, në këtë event kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall.
tvklan.al