Të huajt zgjedhin bregdetin shqiptar





Të huajt zgjedhin bregdetin shqiptar

16:45 08/08/2022

Unioni turistik: Turqia dhe Greqia preferencat e shqiptarëve

Dhjetëra grupe turistësh vizitojnë Tiranën çdo ditë.

“Unë vij nga Turqia, jemi një grup turistësh që po bëjmë një tur në Ballkan. Tirana, por e gjithë Shqipëria qenka shumë e bukur. Mamaja ime është me origjinë shqiptare dhe unë këtu po ndihem si në shtëpinë time, njerëzit shumë të mirë, natyra, ushqimi. Mora disa gurë dhe një lule për t’ja çuar time mëje në Turqi. Do të vij sërish të qëndroj më gjatë këtu”.

Sipas drejtuesve të unionit turistik shqiptar, edhe pse ka një ringjallje të turizmit kulturor, sërish në Shqipëri mbizotërojnë turistët e bregdetit dhe kombësitë janë nga më të ndryshmet.

“Në 2019 turizmi kulturor mbizotëronte mbi ata të plazhit, por pas pandemisë këto grupe u ndërprenë. Numrin më të madh e kanë Gjirokastra, Berati, Butrinti, por nuk mungojnë edhe atraksione të tjera turistike. Këtë vit kemi një ringjallje të këtyre grupeve kulture, por mbizotëron turizmi i rërës. Kryesisht ne kemi tregun polak që është tregu më i madh përsa i përket turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri, tregu nordik, çekë, zvicerianë, gjermanë, por edhe hungarezë dhe serbë të cilët kanë raporte të ndryshme për numrin e tyre që vijnë në shqipëri dhe preferenca të ndryshme për destinacinet turistike që zgjedhin vendin tonë”.

Po cilat janë destinacionet e shqiptarëve?

“Turqia është më i preferuari, por edhe Greqi dhe një numër i madh udhëtojnë në Turqi me makinat e tyre personale. Por nuk mungojnë edhe Koacia, Mali i Zi, Egjipti dhe Dubai”.

Sipas përfaqësuesve të unionit  turistik shqiptar, në Shqipëri duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje strukturave  akomoduese në një kohe kur vendi po preferohet gjithnjë e më shumë nga të huajt.

Tv Klan













Të ngjashme