Të infektuarit me Covid kanë imunitet 6 muaj



Të infektuarit me Covid kanë imunitet 6 muaj

13:32 21/11/2020

Personat që kanë kaluar sëmundjen e Covid-19 kanë imunitet ndaj koronavirusit për 6 muaj.

Ky është rezultati i një studimi të ri të bërë nga Universiteti i Oksfordit, që zbuloi se anti-trupat zgjasin të paktën 6 muaj dhe ofrojnë mbrojtje ndaj një ri-infektimi me këtë sëmundje.

Sa më i lartë numri i anti-trupave, aq më të ulëta ishin shanset që këta persona të infektoheshin sërish me Covid-19. Këto rezultate janë konsideruar si “lajme inkurajuese” deri në daljen e vaksinës anti-covid.

Anti-trupat shfaqen gjatë një infeksioni viral dhe ndalojnë virusin që të depërtojë brenda qelizave të trupit dhe të sulmojë pjesën tjetër të sistemit imunitar.

Studimi u krye mbi personat e infektuar, të cilët u mbajtën nën vëzhgim për 30 javë. /tvklan.al




Të ngjashme