Të infektuarit nga Covid-19, humbasin imunitetin pas 6 muajsh


Të infektuarit nga Covid-19, humbasin imunitetin pas 6 muajsh

12:55 15/09/2020

Personat që janë shëruar pas infektimit nga koronavirusi Covid-19, mund humbasin imunitetin ndaj sëmundjes brenda 6 muajsh.

Sipas një studimi të ri, këta persona kanë imunitet ndaj covid për 6 muajsh. Por pas kësaj periudhe, ata nuk janë më imunë ndaj sëmundjes. Shkencëtarët thonë se mund të riinfektohen sërish, njësoj siç ndodh me gripin e zakonshëm.

Në analizë u morën disa pacientë të cilët kishin kaluar sëmundjen e koronavirusit. Autorja e këtij studimi, Lia van der Hoek nga Universiteti i Amsterdamit, tha se imuniteti mbrojtës kundër Covid-19 është jetëshkurtër.

Në këtë studim janë përfshirë edhe pacientë të tjerë të cilët kanë qenë të infektuar me lloje të tjera koronavirusi. /tvklan.al




Të ngjashme