Mbledhja e parë e kryesisë së sapozgjedhur të Partisë socialiste do të zhvillohet ditën e martë.

Janë disa çështje që do të diskutojë kryesia e re, por duket se më të rëndësishmet do të jenë ato për vendosjen e një afati për përmbylljen e  zgjedhjeve për kryetar të degëve, si dhe përcaktimi i kalendarit të të gjithë aktiviteteve që do të zhvillohen për 25 vjetorin e kësaj force.

Pikërisht për të përcaktuar axhendën e kryesisë kryesocialisti Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm sekretariatin e ri, si dhe sekretarin e përgjithshëm në zyren e tij në selinë rozë në një mbledhja që zgjati 90 minuta.

Tv Klan