Ekipet e shpëtimit në ndihmë të banorëve

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën në Kinë duke e thelluar më tej bilancin tragjik, pas asaj që disa ekspertë thanë se kjo ishte katastrofa më e madhe natyrore pas qindra vitesh.

Ekipet e shpëtimit i kanë ardhur në ndihmë banorëve të prekur të cilët janë bllokuar nga uji.

Për transportimin e tyre u përdorën anije si dhe varka të improvizuara.

Shirat ndërprenë furnizimin me energji elektike dhe transporti publik mbeti i paralizuar. Në qytetin Zhengzhou situata paraqitet më e stabilizuar, por pjesë të tjera të provincës priten të goditen sërish nga shira të dendura.

Shkencëtarët kinezë fajësojnë ngrohjen  globale e cila e ka bërë situatën më të rëndë dhe paralajmërojnë se moti ekstrem mund të jetë më i shpeshtë në të ardhmen.

Klan News