Gjetje të reja për të mos braktisur kinemanë në kushtet e pandemisë

Disa dashamirës të filmave në Filipine, të lodhur nga kufizimet e gjata Covid-19, kanë zgjedhur që filmat t’i shikojnë duke lundruar me gondola. Tipike për Venecian, qytetarët shfrytëzuan një kanal që kalon në Manila për të parë filma përpara ekranit të madh në gondola të distancuara nga shoqëria.

Gondolierët me uniforma me shirita drejtojnë secilën varkë pas më shumë se nëntë muaj mbyllje si pasojë e Covid-19. Vizitorët pajisen me kufje dhe dëgjojnë transmetime audio ku njëkohësisht mund të konsumojnë ushqim dhe pije.

Brenda në gondolën ulen vetëm dy persona dhe distanca nga gondolat e tjera është më shumë se 2 metër. Dashamirësit e kinemasë paguajnë 500 pezos ose 10 dollarë, që është afërsisht edhe paga minimale ditore në kryeqytet.

Kinematë në Filipine janë mbyllur që nga mesi i Marsit, kur presidenti Rodrigo Duterte vendosi vendin në izolim kombëtar. Me më shumë se 456,000 janë infektuar me Covid-19 dhe 8,875  kanë humbur jetën. Filipinet janë vendi i Azisë Juglindore më i goditur nga koronavirusi pas Indonezisë.

Qeveria filloi hapjen gradualisht të ekonomisë në Qershor, por shumica e bizneseve jo thelbësore mbeten të mbyllura. Shfrytëzimi i gondolova në Manila, shfaqja e filmave nga makina po shikohen si të vetmet mundësi për t’i shpëtuar falimentimit.

Klan Plus