Tiranë-Paraditen e së enjtes pranë zonës së Tregut Elektrik, një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri zhurmuese duke tmerruar qytetarët dhe tregtarët që shesin në atë zonë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet K.K është konfliktuar me një tjetër për motive të dobëta.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar nga forcat e policisë dy gëzhoja të qitura nga pistoleta. Dyshohet se dy shtetasit janë konfliktuar për shkak të bllokimit të rrugës së makinës.

Autori i dyshuar i ka kërkuar personit tjetër t’i hapë rrugën dhe kur është përballur me refuzimin, ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë dy herë në ajër, duke u larguar menjëherë më pas.

Tv Klan