Policia vihet në ndjekje të 2 autorëve

Vlorë- 3 persona u plagosën pas një përplasjeje që ndodhi në një nga lokalet e në plazhin e vjetër rreth orës 19:30. Të plagosur kanë mbetur pronari i lokalit, 40-vjecari Arben Beqiraj i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal. Ai ka marrë plagë në gjoks dhe në këmbë. Me plagë më të lehta nën kujdesin e mjekëve është djali i tij 18-vjecari Brikelo Beqiraj dhe nipi Olsi Hodaj.

Autorët janë 2 persona të identifikuar nga policia si E.Xh dhe Sh.L. Pas ngjarjes ata kanë humbur gjurmët në pyllin e Sodës, por në ndjekje të tyre është vënë policia e Vlorës e ndihmuar nga Delta Force dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt të Fierit.

Nga të dhënat paraprake, policia thotë se motivet janë banale. Autorët kishin ardhur në lokal për të kërkuar llogari për një sherr të ndodhur gjatë paradites, por këtë herë kishin marrë edhe armë me vete. Sapo kishin zbritur nga makina kanë hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronin të plagosurit.

Në hyrje dhe daljet e qytetit janë ngritur postblloqe të shumta në përpjekje për ta ndaluar autorët e krimit.

Tv Klan