“Elektroshok” është shfaqja që do të vihet në skenën e Teatrit Eksperimental, e ngritur nga artistët e rinj.

Kjo vepër që bazohet po ashtu në skenarin e një autori të ri, na kthen në kohën e komunizmit, ku “elektroshok” pësoi jo vetëm shoqëria, por edhe fjala dhe kultura e lirë.

“Vepra bën fjalë për një regjim totalitar, domethënë është një pjesë që nuk ka përcaktim kohor dhe vendor dhe mund të ndodhë kudo dhe kurdo”, thotë regjisorja Sara Smaja.

Roli im është roli i një këngëtareje e cila është internuar nga sistemi dhe regjimi totalitar bën fjalë për lirinë e artistit”, shprehet aktorja Theodhora Dhimo.

“Unë jam lideri suprem. Çfarëdo lloj politike të jetë si demokraci, si diktaturë, lideri do bëjë këto gjërat që ai do të bëjë”, thotë aktori Aleksandër Mitrollari.

Kjo vepër u përzgjodh nga “Fondi i Tetarit për të rinjtë”, një nismë e Ministrisë së Kulturës për të promovuar studentët e artit në jetën artistike, të cilët nuk e kanë të lehtë për t’u promovuar.

“Festivali është bërë dikur në Tiranë, kthimi ishte një gjë shumë e mirë sepse këto hapësirat jo gjithmonë janë aty për ne”, shprehet regjisorja Sara Smaja.

“Ky është roli im i parë, mendoj që është një mundësi e mirë për t’u promovuar dhe studentët të kenë një shpresë për audicion në këtë festival”, tregon Theodhora Dhimo.

“Për të rritur është roli im i parë, kam patur gati 6 premiera në shfaqje për fëmijë. Te ky teatër është roli im i parë”, tregon aktori Aleksandër Mitrollari.

Shfaqja do të ngjitet në Teatrin Eksperimental, nga data 5 Tetor deri në 9 Tetor.

Tv Klan