Prindërit e viktimës jashtë kamerave: Kishte ndryshuar sjellje kohët e fundit

Video për Tik Tok mbetet dyshimi kryesor i vetëvarjes së 13-vjeçarit nga fshati Golem i Lushnjës. Jashtë kamerës këtë e pohojnë edhe familjarët e të miturit. Ata thonë se javët e fundit djali i tij qëndronte shumë gjatë para telefonit dhe kishte ndryshuar sjellje por asnjëherë nuk e kishin menduar se ai do të ndërmerrte aktin e rëndë. Ditën kur ndodhi ngjarja prindërit e tij ishin duke punuar në një fshat tjetër dhe kur u kthyen e gjetën djalin të varur te dera e shtëpisë.

Në zyrën e shërbimit për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkinë e Lushnjës thonë se ky nuk është rasti i parë, por asnjë prej tyre nuk ka qenë kaq i rëndë sa rasti i 13-vjeçarit.

“Kemi trajtuar shumë raste të cilat kanë ardhur si pasojë e abuzimit online, jo të këtij lloji, por abuzime që janë bërë nëpërmjet internetit me minorene dhe është mbështetur familja e vetë fëmija me shërbim psikologjik”.

Pas ngjarjes, familjarëve të të miturit është u dhënë mbështetja e psikologut.

“I gjithë stafi i shërbimit social do të asistojë familjarët, madje është edhe një fëmijë tjetër që ka nevojë për mbështetjen tonë”.

Në lidhje me këtë rast prokuroria e Lushnjës ka sekuestruar si provë materiale telefonin e 13-vjeçarit për të parë nëse ka arritur të realizojë videon para aktit të vetëvrasjes.

Klan News