KlaniEmisioni Opinion i Gazetarit, Blendi Fevziu në Tv Klan ka qenë më i ndjekuri të enjten mbrëma në ekranet shqiptare.

Sipas sondazheve të kompanisë Telemetrix, Klan ka patur një super-audiencë me programet e tij dhe ato të blera. Matja është bërë nga ora 20.00 – 23.00.

Më tej Telemetrix njofton se seriali “Dashuri e Ndaluar” ka tërhequr pjesën më të madhe të familjeve shqiptare me një rating nga 15 – 20%.

Mes dy emisioneve politike “Opinion” në Klan dhe “Top Story” në Top Channel, Tv Klan del fitues.

Sondazhi thotë se dy ministra të kabinetit Rama ishin live në Televizionet, Klan dhe Top Channel por audiencën më të madhe e ka patur padiskutim debati i drejtuar nga Blendi Fevziu.

Kjo pasi teleshikuesit kanë qenë mbrëmë më të ndjeshëm ndaj problemeve shëndetësore se atyre ekonomike që po trajtoheshin në Top Channel. Rating mes Opinion dhe Top Story ka qënë 20 – 25 % më i lartë në favor të emisionit Opinion. Të dhënat e sondazhit janë publikuar edhe në revistën Monitor.

Kush është kompania Telemetrix?

Telemetrix SH.A operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.

“Telemetrix ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘software’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj

“Telemetrix” ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati.

Redaksia/ tvklan.al/ Edian Gjoni