Prishtina vendos reciprocitetin për targat e makinave

Forcat speciale të Kosovës mësynë mëngjesin e së hënës në pikat kufitare me Serbinë. Shkak është bërë vendimi i qeverisë së Prishtinës për të vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve serbe që hyjnë në territorin e Kosovës.

Tashmë ato duhet të përdorin një targë të përkohshme kundrejt pagesës 5 euro, njëlloj siç vepron Serbia me makinat që hyjnë nga Kosova. Kjo shkaktuar radhë të gjata automjetesh në anën serbe të kufirit dhe një protestë të banorëve lokalë. Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç që tha se ata janë të frikësuar nga kjo situatë.

Bisedimet nuk janë tavolinë suedeze të marrësh atë çka të pëlqen. Ky nuk është aksion. Ky është reaksion. Populli është i frikësuar”.

Por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i vendosur për të zbatuar reciprocitetin me Serbinë.

“Nëse doni këtë, do përdorini edhe këtë…”

Brukseli reagoi me anë të zëdhënësit Peter Stano. Ai kërkoi që të dyja palët të të ndalin menjëherë tensionimin e situatës dhe të garantojnë lëvizjen e lirë që sipas tij është një kusht themelor i BE-së. Gjatë pasdites policia e Kosovës shpërndau me gaz lotsjellës protestën e serbëve për të liruar rrugën e bllokuar.

Tv Klan