Tentojnë të hyjnë në uzinë, përplasen me policinë private

Ka qenë e tensionuar protesta e sotme e naftëtarëve të Ballshit të cilët kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e uzinës.

Ata janë përplasur me forcat e policisë private që ruajnë godinën.

Naftëtarët kanë kërkuar të kontaktojnë me pronarët e uzinës për pagat e prapambetura.

Një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë në grevë urie prej 16 ditësh.

Tv Klan