Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Asnjë nga qytetet shqiptare nuk ka higjenën sipërfaqësore. Plehra të shumta kudo jo vetëm nga prishje ndërtimesh por edhe çdo e pastruar brenda tyre është hedhur në rrugë. Në qytetin e Tepelenës mungesa e vendeve të grumbullimit të plehrave bën të mundur shpërndarjen e tyre në të gjithë sipërfaqen e sheshit kryesor. Mungesa e kazanëve ndihet kudo.

Në të gjitha anët e këtij qyteti mund të gjesh kafshë pune të fshatrave rrotull. Në qytet bashkë me banorët bejnë xhiro edhe kafshët, për të cilat është marrë një vendim për mosqarkullim në qytet. Megjithatë bashkia është ajo që duhet të kërkojë zbatimin e urdhërit të nxjerrë prej saj.

Djegia e plehrave në qendrën e qytetit, aty dhe ku ndodhën krijon përveç erës së keqe edhe çlirim të dioksinës një dëm akoma më i madh për popullsinë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti