Teksa Ministria e Energjetikës e argumentoi vendimin për ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat për aksin Thumanë–Kashar me pretendimin se fondi do të shkojë për Paktin për Universitetin, demokratët thonë se kryeministri po manipulon opinion publik.

Edi Rama u tall edhe sot në mënyrë të paturpshme me studentët, duke thelluar më tej përçmimin dhe hakmarrjen ndaj kujtdo që ngre zërin kundër qeverisë së tij hajdute. Studentët nuk përfitojnë asnjë qindarkë nga pazari dhe hilet e Edi Ramës me koncesionin Thumanë-Kashar. Kryeministri i ka gënjyer studentët, sepse për Thumanë – Kashar këtë vit në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë qindarkë. Është për të ardhur keq, sesi Ministrja e Ekonomisë, edhe pse vetë është nënë, pranon me gjakftohtësi të mashtrojë studentët, duke u bërë vegël e bindur e Edi Ramës kundër tyre.

 Opozita thotë se për plotësimin e kërkesave të studentëve qeveria mjafton të anulojë 27 milionë eurot që sipas demokratëve kryeministri i paguan klientëve të tij për koncensionin e Rrugës së Kombit dhe asaj të Arbrit.

Tv Klan