Japonia është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.5. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 kilometra larg bregut të Fukushimas në një thellësi 50 kilometra nën tokë.

Lëkudjet sizmike mund të jenë ndjerë deri në Tokio. Agjencia e Metrologjisë së Japonisë bëri me dije se nuk ka asnjë paralajmërim për cunami. Nga tërmeti i fortë nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Tërmetet në Japoni janë një fenomen i zakonshëm, pasi ky shtet është një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik në botë. Fukushima është një prefekturë, kryeqyteti i së cilës ka të njëjtin emër.

Qyteti Fukushima u braktis në vitin 2011 pasi një tërmet dhe cunami goditën një termocentral lokal dhe pati rrezatim bërthamor. Në total u evakuuan 200 mijë banorë nga zona pasi klasifikohet e pabanueshme. /tvklan.al